Albi Mall Superliga nuk do të pushojë dhe xhiro e 25-të do të zhvillohet në mesjavë.
Të martën dhe të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet, derisa Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar tanimë orarin.
Ferizaj dhe Prishtina do të takohen të martën me fillim nga ora 13:00, derisa po këtë ditë luajnë edhe Drenica dhe Malisheva në Skenderaj.

Federico Valverde 'show' në "Santiago Bernabeu" – het-trik i mesfushorit në pjesën e parë
Të mërkurën derbi i kësaj xhiro zhvillohet në Podujevë, ku Llapi është nikoqir i Gjilanit.
Sfida shumë interesante pritet të jenë edhe ato mes Dritës dhe Dukagjinit si dhe Prishtinës së Re dhe Ballkanit.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 25-të zhvillohen nga ora 13:00. /Telegrafi/





