“Nuk vij këtu për mëshirë”, Veliaj: Jam i vetmi njeri i arrestuar nga dikush që nuk ekziston

Erjon Veliaj ka reaguar lidhur me akuzat dhe procesin ndaj tij, duke i cilësuar zhvillimet si të padrejta dhe të motivuara. Siç raporton Anila Hoxha, Veliaj deklaroi: “Nuk jam këtu për mëshire, as për dramën e familjes time, se çfarë i ka shkaktuar a...

Nacionale
Reklame

Erjon Veliaj ka reaguar lidhur me akuzat dhe procesin ndaj tij, duke i cilësuar zhvillimet si të padrejta dhe të motivuara.

Siç raporton Anila Hoxha, Veliaj deklaroi: “Nuk jam këtu për mëshire, as për dramën e familjes time, se çfarë i ka shkaktuar ai familjes time. Jam këtu për të treguar çfarë i shkaktoi kjo Bashki e Tiranës, kur shikoj njerëz që s’kanë mbaruar magjistraturën dhe arrestojnë njerëz. Jam i vetmi njeri që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston. Nesti Angoni nuk ekziston.

Unë jam kallëzuar për inceneratorët. Dje fitova gjyqin për shpifje, me italianin. Kam frikë se e gjitha kjo është një intrigë. Ku ka dëmtuar Erjon Veliaj në punën e vet? Ajo që më ngacmoi të bëja këtë padi, është i vetmi rast që afati 2-javor për të regjistruar një procedim nuk është regjistruar pas 7 muajsh, kur afati ishte 15 ditor. Kërcej shumë gjëra në këtë proces, ky është një sikaroi që ka marrë këtë gjë në dorë, kjo s’ka lidhje me SPAK apo me reformën në drejtësi. 7 muaj regjistrim procedimi dhe më pas 1 vit tjetër regjistrimi i emrit tim. Më është bërë një veting i jetës sime. Më është hequr jeta kur kam qenë tek Mjaft në 2004”. /Tch/