Nuk po lëvizte shpejt, por ishte mbrapsht – justifikimi i shoferit në Florida nuk nuk bindi policinë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Florida, ku një 47-vjeçar u arrestua pasi po drejtonte makinën mbrapsht në një rrugë të ngarkuar. Sipas autoriteteve, shoferi u filmua duke lëvizur me një sedan në marsh prapa në rrugën SR 100, duke rrezikuar trafikun përreth. Pas disa telefonatave nga dëshmitarët, policia arriti ta gjurmonte automjetin deri […]

Teknologji

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Florida, ku një 47-vjeçar u arrestua pasi po drejtonte makinën mbrapsht në një rrugë të ngarkuar.

Sipas autoriteteve, shoferi u filmua duke lëvizur me një sedan në marsh prapa në rrugën SR 100, duke rrezikuar trafikun përreth.

Pas disa telefonatave nga dëshmitarët, policia arriti ta gjurmonte automjetin deri në një parking të Panda Express.

Autoritetet ndaluan drejtuesin, William Murphy III nga Palm Coast, pasi ai “rrotulloi” makinën dhe kaloi sërish në marsh normal.

Ai pretendoi se automjeti kishte probleme mekanike dhe mendoi se mënyra më e mirë ishte ta drejtonte mbrapsht deri te AutoZone.

Megjithatë, policia deklaroi me ironi se “problemet mekanike u zhdukën” sapo patrulla iu afrua.

Në pamjet nga kamera e trupit, Murphy dëgjohet duke thënë se nuk mendonte se po bënte diçka kaq të keqe, pasi nuk po lëvizte shpejt apo në mënyrë të rrezikshme.

Por përgjigjja e oficerit ishte e drejtpërdrejtë: “Po drejtonit makinën mbrapsht në rrugë”. /Telegrafi/