“Nuk ka pasur asnjë urgjencë që të shpërndahej Kuvendi” – Adnan Rrustemi i VV-së

Deputeti i Vetëvendosjes Adnan Rrustemi në emisionin ”Adresa”ka komentuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shpërbërjen e Kuvendit.
Ai tha se nuk ka pasur asnjë urgjencë që të ndodhte kjo, raporton Gazeta10.
“Nuk ka pasur asnjë rrethanë për të aktivizuar me kaq urgjencë për ta shpërndar Kuvendin, edhe sikur të kishte vlerësime që nuk mund të zgjedhet një president pas datës 5 mars kjo nuk nënkupton që duhet të shpërndahet Kuvendi menjëherë është afati i përcaktuar pritet dita e 60 për tu shpërndarë Kuvendi, Kuvendi vazhdon punën në sferat e tjera deri në ditën kur nuk e ka përmbush përgjegjësinë nga momenti i nisjes së procedurave”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10