Sot (e hënë) brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, Mateo dhe Brikena, do të lidhin kurorë.
Pasi Vëllai i Madh u njoftoi se dasma do të mbahet mbrëmjen e sotme, dy banorët menjëherë nisën përgatitjen e ftesave.
Të dy shprehën dëshirën që në ceremoninë e tyre të jenë të pranishëm edhe ish-banorët e këtij edicioni.

Brikena fillimisht përmendi vetëm emrin e Kristit, por më pas shtoi se pse të mos jenë të gjithë ish-banorët.
Mateo nga ana e tij theksoi veçanërisht Gimbon, Kristin, Gretën dhe Ilirin që ai e do se s’bën.
Kjo ka nxitur reagimin e ish-banorit Ilir Vrenozi, i cili duket se u mërzit që Brikena nuk e përmendi.
Në një postim në Instagram, ai i kërkon falje Mateos që nuk e ka mbështetur dhe ‘i ka bërë zemrën mal’ me atë që ka thënë për të.
Iliri shton se nuk e priste nga Brikena që të përmendte emrin e Kristit para tij, pasi ai e ka mbështetur me shpirt nga jashtë.
“Mateo faleminderit nga zemra, e më fal qe nuk te kam mbeshtetur ….ma bere zemren mal.. kurse nga Brikena nuk e prisja te zinte emrin e Kristit para meje, jo per gje por une e kam mbeshtetur me shpirt nga jashtë, kurse Kristi ska levizur gishtin per ta perkrahur nga jashte… nejse ..Mateo edhe njehere me fal qe ste kam mbeshtetur…. uroj te jesh ne finale o bir .. ????????”, ka shkruar mes tjerash në postim Vrenozi. /Telegrafi/





