Mentor Dida ka qenë i ftuar së fundmi në Shok Podcast, ku ka folur për jetën dhe karrierën e tij, duke ndarë edhe mendime personale mbi besimin dhe raportin e tij me fenë.
Gjatë bisedës me moderatorin Fis Juniku, ai u pyet drejtpërdrejt rreth besimit në Zot, ndërsa dha një përgjigje që ka tërhequr vëmendje.
“Nuk besoj në asgjë njeri, mua besimi më duket pak i çuditshëm. Nuk jam besimtar aspak”, u shpreh ai fillimisht.

Megjithatë, Mentor Dida theksoi se nuk e konsideron veten as ateist, duke shtuar se ekzistencën e Zotit e sheh në një mënyrë më të gjerë filozofike.
“Edhe ajo më duket besim, me besu në diçka që nuk di, ndalesh për të mësuar se çfarë është. Për Zot nuk besoj, por unë e di. Kjo do të thotë që nuk besoj, por e di që ka Zot”, tha ai.
Ai shtoi se, sipas tij, njerëzit shpesh e perceptojnë Zotin si diçka që merret drejtpërdrejt me çështjet e përditshme të individit, gjë me të cilën nuk pajtohet.
“Njerëzit e shohin Zotin si diçka që merret me punët e tua… e për ato tripa nuk janë. Dhe fjalën Zot shumë me kujdes… sepse nganjëherë njerëzit flasin për Zotin sikur e njohin. S’ka shans, mendja jonë e vogël s’mundet ta kuptojë një gjë të tillë. Kështu që më mirë them unë s’jam besimtar, por jam kërkues”, përfundoi ai. /Telegrafi/





