Përzgjedhësi Franco Foda ka uruar lojtarët e Kosovës pas fitores ndaj Sllovakisë, por njëkohësisht iu ka tërhequr vëmendjen se nuk bënë gabime në sfidën ndaj Turqisë.
“Dardanët” morën një fitore të madhe me rezultat 3-4 në Sllovaki, ndërsa finalen do ta zhvillojnë në Prishtinë ndaj Turqisë.
Në konferencë për media pas ndeshjes, Foda iu ka rikujtuar lojtarëve se nuk bënë të gabojnë ndaj Turqisë sepse nuk është e sigurt që në secilën sfidë do të shënojmë nga katër gola.

“Ka qenë një ndeshje fantastike për tifozët sepse ka pasur shumë gola. Normalisht jam krenar me skuadrën që shënuam katër gola, posedimin dhe si dolëm në tranzicion. Pranuam tre gola, dy prej tyre nga gjuajtjet e lira dhe të shohim si do të reagojmë në ndeshjet e radhës sepse jo gjithmonë mund të shënojmë katër gola, që nuk është e lehtë për ne për të fituar siç fituam sonte”.
Foda megjithatë është i sigurt se nëse “Fadil Vokrri” do të ishte më i madh, atëherë do të ishte i stërmbushur ndaj Turqisë.
“Nëse do të kishim kapacitet atëherë do të kishim një stadium të stërmbushur me 100 mijë tifozë sepse të gjithë do të donim të ishim aty. Por kujtojmë se Turqia është një kundërshtar shumë i fortë me futbollistë shumë kualitativ. E kuptoj popullin e Kosovës, por ndaj Turqisë duhet të tregojmë më shumë qetësi si dhe të mos bëjmë gabime siç bëmë sonte”.
Kujtojmë, përballja mes Turqisë dhe Kosovës zhvillohet të martën nga ora 20:45./Telegrafi/





