Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje nga Polonia për t’i dhënë fund ëndrrës për një vend në Kampionatin Botëror 2026.
“Kuq e Zinjtë” edhe pse ishin në epërsi prej 0-1, Polonia arriti ta përmbysë në 2-1 për ta siguruar një vend në finalen e play-offit.

Arbër Hoxha e Julian Shehu janë vlerësuar si më të mirët në këtë sfidë për Shqipërinë me notën 7.3, ndërsa nuk ishte nata për portierin Thomas Strakosha që u vlerësua me 5.5.
Ndërkohë, lojtari i ndeshjes për Poloninë ishte asistuesi i dy golave Szymanski me 8.4.
Polonia në finale do të përballet me Suedinë, e cila eliminoi Ukrainën me një fitore 1-3./Telegrafi/





