Nora Istrefi dhe Sinan Vllasaliu publikojnë bashkëpunimin e ri “Paralele”

Magazina

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, ka prezantuar projektin e saj më të ri muzikor, këtë herë në bashkëpunim me artistin e mirënjohur Sinan Vllasaliu. Projekti vjen si pjesë e serisë së këngëve të reja që artistja ka paralajmëruar së fundmi. Kënga e re, e titulluar Paralele, bashkon stilin modern të Norës me elementet muzikore që […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, ka prezantuar projektin e saj më të ri muzikor, këtë herë në bashkëpunim me artistin e mirënjohur Sinan Vllasaliu.

Projekti vjen si pjesë e serisë së këngëve të reja që artistja ka paralajmëruar së fundmi.

Kënga e re, e titulluar Paralele, bashkon stilin modern të Norës me elementet muzikore që e karakterizojnë prej vitesh Sinanin, duke krijuar një kombinim të veçantë mes dy zërave të njohur të skenës shqiptare.

Ky projekt shënon një tjetër ribashkim artistik mes dy këngëtarëve, të cilët edhe më herët kanë sjellë bashkëpunime të suksesshme.

Një ndër më të njohurit mbetet Pa fat, këngë që pati jehonë të madhe dhe u prit shumë mirë nga publiku shqiptar. /Telegrafi/