Noa Lang reagon për herë të parë nga spitali pas lëndimit të tmerrshëm ndaj Liverpoolit

Noa Lang ka thyer heshtjen pasi pësoi një nga dëmtimet më të rënda dhe tronditëse në historinë e Ligës së Kampionëve të mërkurën në mbrëmje. Lang u aktivizua nga banka për të zëvendësuar Victor Osimhen në pjesën e dytë të ndeshjes së kthimit të fazës...

Sport

Noa Lang ka thyer heshtjen pasi pësoi një nga dëmtimet më të rënda dhe tronditëse në historinë e Ligës së Kampionëve të mërkurën në mbrëmje.

Lang u aktivizua nga banka për të zëvendësuar Victor Osimhen në pjesën e dytë të ndeshjes së kthimit të fazës së 1/8-ave në ‘Anfield’, pasi sulmuesi nigerian kishte pësuar një dëmtim në dorë gjatë një përplasjeje me Ibrahima Konaté.

Megjithatë, reprezentuesi holandez u detyrua të largohej nga fusha me barelë në minutat e fundit të humbjes 4-0, pas një dëmtimi të pazakontë në gisht.

Incidenti ndodhi kur ai u përplas për herë të dytë me tabelat reklamuese në krahun e majtë, duke përjetuar dhimbje të mëdha deri në atë pikë sa iu desh oksigjen gjatë trajtimit mjekësor.

Shqetësimi ishte i dukshëm tek të gjithë lojtarët në fushë, përfshirë edhe kapitenin e Holandës, Virgil van Dijk.

Galatasaray publikoi një deklaratë zyrtare ku konfirmoi se Lang kishte pësuar një “çarje serioze në gishtin e madh të dorës së djathtë” dhe se do t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale.

“Lojtari ynë Noa Lang ka pësuar një prerje serioze në gishtin e madh të dorës së djathtë dhe pritet të operohet në Liverpool në orët në vijim, në praninë e ekipit tonë mjekësor”, kishte deklaruar klubi turk përmes një njoftimi zyrtar.

Më pas, vetë lojtari dha një përditësim pozitiv për gjendjen e tij duke shkruar: “Operacioni shkoi mirë! Faleminderit për të gjitha mesazhet”./Telegrafi/