Jessica Foster është një influencuese shumë e ndjekur në Instagram që paraqitet si ushtarake e ushtrisë amerikane dhe fanse e madh e presidentit amerikan, Donald Trump, por në të vërtetë nuk është person real – ajo është një model i krijuar nga inteligjenca artificiale.
Jessica krijoi llogarinë e saj në Instagram në fund të dhjetorit të vitit të kaluar dhe brenda pak kohësh arriti mbi 1 milion ndjekës. Ajo shfaqet tejet e bukur dhe ndan foto si “ushtarake amerikane” me Trump dhe figura të famshme të tjerë, si futbollistët Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, duke krijuar përshtypjen e një jete madhështore dhe plot takime me personalitete.

Megjithatë, kur kërkohet jashtë Instagramit për informacion mbi të, nuk gjendet asgjë tjetër – nuk ka asnjë informacion real për jetën e saj. Ajo nuk është person real, por një avatar i krijuar nga AI për një audiencë të caktuar.
Në llogarinë e saj, Jessica shpërndan përmbajtje relativisht të qetë dhe të fokusuar në jetën ushtarake dhe takimet “me të famshëm”, por në bio ajo përmend edhe një link drejt një faqeje OnlyFans, ku ndjekësit paguajnë për përmbajtje më provokuese dhe mesazhe personale.
Ndërkohë, krijuesit e llogarisë duket se shfrytëzojnë këtë identitet të rreme për të fituar para nga ndjekësit e tyre të besuar, edhe pse llogaria shkel rregullat e platformës, sipas të cilave çdo llogari duhet të lidhet me një person të vërtetë dhe çdo përmbajtje e gjeneruar nga AI duhet të shënohet si e tillë. /Telegrafi/





