Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike me aksion në ARBK

Një aksion është duke u zhvilluar aktualisht nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Sipas informacioneve...

Nacionale

Një aksion është duke u zhvilluar aktualisht nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Telegrafi, Policia është duke realizuar një kontroll të detajuar në zyrat e ARBK-së.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, por deri në këto momente nuk ka arritur të sigurojë një përgjigje zyrtare. /Telegrafi/