Një skiator humb jetën – momenti kur kabina shkëputet nga kablloja e teleferikut dhe rrokulliset poshtë malit, në një vendpushim zviceran

Një skiator humbi jetën kur një kabinë e teleferikut ra nga një kabllo dhe u rrokullis poshtë një shpati mali të mbuluar me borë në një vendpushim skish zviceran. Pamjet dramatike tregojnë kabinën duke u rrëzuar nga shpati në vendpushimin Titlis pasi...

Bota

Një skiator humbi jetën kur një kabinë e teleferikut ra nga një kabllo dhe u rrokullis poshtë një shpati mali të mbuluar me borë në një vendpushim skish zviceran.

Pamjet dramatike tregojnë kabinën duke u rrëzuar nga shpati në vendpushimin Titlis pasi u shkëput, duke u përmbysur disa herë ndërsa kalimtarët e tmerruar shikonin ngjarjen.

“Thjesht u shkëput nga kablloja dhe filloi të rrokulliset”, ka thënë një dëshmitar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një imazh tregon vagonin në fund të shpatit dhe një tjetër tregon operacionin e shpëtimit në zhvillim e sipër, me një person të transportuar nga ndihmësit e emergjencës.

“Ata u përpoqën t’i ringjallnin për rreth 30 minuta”, ka shtuar dëshmitari.

“Pati një erë të fortë. Pastaj pati një dridhje dhe kablloja u lëviz. Më në fund, kabina u rrëzua”.

Incidenti ndodhi në qendër të Engelbergut, një fshat në kantonin e Obwalden, me një helikopter shpëtimi të ngritur në vendngjarje për shkak të frikës për ata që ishin brenda vagonit.

Raportet lokale më vonë konfirmuan se personi që vdiq ishte i vetmi pasagjer brenda kabinës.

Aksidenti ndodhi gjatë kohës së erërave të forta që goditën rajonin, me shpejtësi që tejkalonte 80 km/orë.

Disa teleferikë në zonën e skive Titlis të Engelbergut, e cila ka 82 km shpate dhe ngrihet në 3,238 metra lartësi, kishin mbetur të hapur në atë kohë. /Telegrafi/