Një burrë nga qyteti Tarnow në Poloni arriti të kalojë testin teorik të drejtimit pas 139 herë dështim në provim, një proces që zgjati nëntë vjet.
Për të marrë këtë rezultat ai shpenzoi rreth 1800 euro në tarifa provimesh dhe në fillim përdorte vetëm versionin demo të pyetjeve për përgatitje, që nuk përfshinte të gjitha pyetjet e mundshme të provimit.

Më vonë ai filloi të përgatiste me versionin e plotë të pyetjeve dhe gradualisht afrohej drejt suksesit deri sa e kaloi provimin teorik.
Megjithatë, ai tani duhet të kalojë edhe provimin praktik të drejtimit – dhe nëse dështon përsëri, do të duhet t’i rikthehet sërish testit teorik për të tentuar përsëri.
Edhe pse 139 përpjekje është e jashtëzakonshme, nuk është rekordi kombëtar: një tjetër shofer në Poloni kishte nevojë për 17 vjet dhe 163 tentativa për të kaluar testin teorik. /Telegrafi/




