Sot, një grup mjekësh të rinj nga Lugina e Preshevës, të diplomuar në Shqipëri, zhvilluan një takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, ku në fokus ishte mundësimi i specializimeve për këta profesionistë në Shqipëri.
Gjatë takimit u theksua se rritja e numrit të kuadrove të specializuara është thelbësore për përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe forcimin e kapaciteteve profesionale në Luginë.
Palët ranë dakord për ndërmarrjen e hapave konkretë drejt një iniciative institucionale, e cila do të iniciohet nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd. Qëllimi kryesor është sigurimi i kuotave të veçanta për specializim për mjekët shqiptarë nga kjo zonë.
Në kuadër të kësaj nisme, u bë thirrje për të gjithë mjekët e interesuar nga Lugina që të aplikojnë duke dërguar kërkesat e tyre në adresën elektronike: kksh.bujanoc@gmail.com.
Bazuar në aplikimet e pranuara, institucionet përkatëse do të ndërmarrin hapat e mëtejshëm për adresimin dhe avokimin e kësaj çështjeje në nivel institucional.
Nismë për kuota të veçanta specializimi për mjekët shqiptarë nga Lugina e Preshevës
Sot, një grup mjekësh të rinj nga Lugina e Preshevës, të diplomuar në Shqipëri, zhvilluan një takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, ku në fokus ishte mundësimi i specializimeve për këta profesionistë në Shqipëri.Gjatë takimit u theksua se rritja e numrit të kuadrove të specializuara është thelbësore për përmirësimin e sistemit shëndetësor […]





