Nismë për hapjen e një qendre për fëmijët me nevoja të veçanta në Luginën e Preshevës

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka bërë të ditur një iniciativë të re që synon përmirësimin e shërbimeve për fëmijët me nevoja të veçanta në Luginën e Preshevës, përmes hapjes së një qendre të specializuar për kujdes dhe trajtim.Gjatë një vizite në qytetin e Elbasan, përfaqësues të Këshillit, së bashku me Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Bardhyl […]

Vendore

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka bërë të ditur një iniciativë të re që synon përmirësimin e shërbimeve për fëmijët me nevoja të veçanta në Luginën e Preshevës, përmes hapjes së një qendre të specializuar për kujdes dhe trajtim.
Gjatë një vizite në qytetin e Elbasan, përfaqësues të Këshillit, së bashku me Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, zhvilluan një takim me drejtues dhe ekspertë të qendrës Aleanca Sociale, një institucion i specializuar në identifikimin dhe trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Në fokus të diskutimeve ishte mundësia e krijimit të një qendre të ngjashme në Lugina e Preshevës. Palët ranë dakord për një bashkëpunim konkret, i cili parashikon angazhimin e stafit profesional të qendrës “Aleanca Sociale” në trajnimin e kuadrove dhe hartimin e programeve të punës për institucionin e ri.
Gjithashtu, u diskutua për hapat e mëtejshëm drejt sigurimit të financimit dhe përfshirjes së institucioneve lokale, përfshirë komunat e Preshevë dhe Bujanoc, në realizimin e këtij projekti.
Këshilli Kombëtar Shqiptar e vlerëson këtë nismë si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve me nevoja të veçanta dhe ka shprehur angazhimin e plotë për ta çuar atë deri në realizim, në bashkëpunim me partnerët në Shqipëri./BujanociNet/