Nisin negociatat historike mes SHBA-së dhe Iranit

Bota

Negociatat iamerikano-iraniane, që synojnë përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme, kanë nisur në Islamabad. Kështu ka njoftuar kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, i cili u takua veçmas me anëtarët e dy delegacioneve. “Në fillim të negociatave në Islamabad, kryeministri u takua me J.D. Vance”, zëvendëspresidentin amerikan që udhëheq delegacionin e vendit të tij, thuhet në […]

Madhësia e shkronjave

Negociatat iamerikano-iraniane, që synojnë përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme, kanë nisur në Islamabad. Kështu ka njoftuar kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, i cili u takua veçmas me anëtarët e dy delegacioneve.

“Në fillim të negociatave në Islamabad, kryeministri u takua me J.D. Vance”, zëvendëspresidentin amerikan që udhëheq delegacionin e vendit të tij, thuhet në njoftimin e zyrës së Sharifit.

Para bisedimeve, që zhvillohen në një atmosferë mosbesimi të thellë dhe për të cilat nuk janë përcaktuar as rendi i ditës dhe as formati (i drejtpërdrejtë apo i tërthortë), kryeministri u takua edhe me delegacionin iranian.

Duke përshëndetur përkushtimin e të dy delegacioneve për dialog konstruktiv, ai shprehu shpresën “se këto bisedime do të çojnë në paqe të qëndrueshme në rajon”.

E nisur më 28 shkurt me ofensivën izraelito-amerikane kundër Iranit, lufta deri më tani ka marrë mijëra jetë, kryesisht në Iran dhe Liban, ndërkohë që po trondit edhe ekonominë globale.

Pakistani ka mbledhur një ekip ekspertësh që do të kontribuojnë në diskutimet për trafikun detar, çështjet bërthamore dhe tema të tjera kyçe, tha për AFP një burim diplomatik pranë bisedimeve. Takimi po ndiqet nga afër edhe nga aktorë të tjerë që kanë kontribuar në përpjekjet diplomatike, përfshirë Egjiptin, Turqinë dhe Kinën, me të cilat Pakistani vazhdon koordinimin. /Telegrafi/