Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca e radhës në gjykimin kundër Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Të akuzuarit u sollën me pranga në duar në gjykatore. Para trupit gjykues është duke dëshmuar i dyshuari kryesor për këtë rast, Naim Murseli.
Kryetarja e turpit gjykues Fatmire Dermaku ka prezantuar prova të tjera nga rasti tragjik i vrasjes së Liridona Ademaj.

Në fotografitë që janë prezantuar shihet edhe momenti kritik i qëllimit me armë të Liridonës në veturë.
Gjithashtu janë prezantuar edhe fotografi nga stolitë e arit që e ndjera kishte natën kritike në dorë.
Në seancën e fundit Naim Murseli kishte kërkuar të komunikojë me djalin e tij, e po ashtu edhe me Behgjet Pacollin.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku kishte thënë se kërkesa për komunikim me Pacollin i refuzohet ngase është kategori e personave që nuk e lejon ligji. /Telegrafi/





