Nikki Glaser flet për martesën e hapur: Nuk më intereson nëse i dashuri im fle me njerëz të tjerë – përkundrazi më pëlqen

Komikja dhe prezantuesja amerikane Nikki Glaser ka zbuluar se partnerit të saj prej vitesh i lejon të flejë me gra të tjera, duke thënë se kjo ide “në njëfarë mënyre edhe i pëlqen”. Në një intervistë të re, ajo sqaroi se ajo dhe partneri i saj, Chris Convy, kanë një marrëdhënie jo monogame, por me […]

Magazina

Komikja dhe prezantuesja amerikane Nikki Glaser ka zbuluar se partnerit të saj prej vitesh i lejon të flejë me gra të tjera, duke thënë se kjo ide “në njëfarë mënyre edhe i pëlqen”. Në një intervistë të re, ajo sqaroi se ajo dhe partneri i saj, Chris Convy, kanë një marrëdhënie jo monogame, por me disa rregulla të qarta.

Glaser (41) është në lidhje me producentin televiziv Chris Convy, me të cilin ka pasur edhe ndarje të herëpashershme që nga viti 2013. Dyshja u njohën gjatë punës në emisionin e saj në MTV, “Nikki & Sara Live”.

Duke folur në episodin më të fundit të podcastit “Call Her Daddy”, të moderatores Alex Cooper, Glaser tha se nuk do ta kishte problem nëse i dashuri i saj do të “lidhej” me dikë tjetër.

“Në lidhje, realisht nuk më intereson nëse i dashuri im do të kishte diçka me dikë”, u shpreh ajo.

Megjithatë, ajo theksoi se kjo nuk është një marrëveshje simetrike. Sipas saj, ajo vetë nuk ka dëshirë të ketë marrëdhënie të rastësishme ndërkohë që është në lidhje, por nuk e ka problem nëse këtë e bën partneri.

“Por kjo nuk është rrugë me dy drejtime. Unë nuk jam tipi që kërkon aventura të lehta kur jam në lidhje – thjesht nuk më intereson. Por nuk e kam problem nëse pala tjetër e bën. Madje, në një farë mënyre, më pëlqen”, shtoi ajo.

Glaser pranoi se gjithmonë e ka eksituar mendimi që partneri të jetë me gra të tjera dhe se bisedat rreth kësaj teme kanë qenë për të një lloj “paralojë”.

“E pyesja për të gjitha ish-të dashurat dhe aventurat, kërkoja çdo detaj, dhe kjo më shërbente si paralojë. Vetë biseda për këtë më eksitonte”, tha ajo.

Edhe pse marrëdhënia e tyre është e hapur, Nikki nënvizoi se kanë vendosur rregulla, veçanërisht për të mos i vënë në siklet personat e tjerë. Ajo thotë se Convy duhet t’u tregojë vajzave me të cilat mund të lidhet se ai ka një partnere dhe se kjo është diçka për të cilën ajo është në dijeni dhe pajtohet.

“Gjithmonë kam insistuar që vajza tjetër ta dijë që ai ka të dashur dhe që kjo është zgjedhja e saj. Është e rëndësishme të dijë që unë jam dakord”, sqaroi ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Nikki Glaser flet hapur për jo monogaminë. Vitin e kaluar ajo diskutoi këtë temë edhe me Gwyneth Paltrow në “The Goop Podcast”, ku u shpreh se ndjehet e sigurt në veten si partnere dhe se nuk është xheloze ndaj idesë që ai të krijojë afrimitet me gra të tjera. Ndërsa në vitin 2022, ajo kishte thënë se i pëlqen edhe ideja që ai të paktën “ta mendojë” mundësinë e të qenit me të tjera, duke pranuar se kjo është “gjëja e saj e çuditshme”.

Sipas një ankete të kompanisë Hims, 61% e amerikanëve shprehen të hapur për të eksploruar marrëdhënie jo monogame. I njëjti studim sugjeron se Gjenerata Z është më pak e prirur ta shohë monogaminë si stilin e preferuar të lidhjes, ndërsa Baby Boomers janë më të prirur drejt monogamisë. /Telegrafi/