Nga stabiliteti te pasiguria: Arbeloa me statistika të tmerrshme kundrejt Xabi Alonsos

Real Madridi pëson më shumë humbje me trajnerin aktual, Alvaro Arbeloa sesa me paraardhësin Xabi Alonso, i cili kishte statistika shumë më të mira sa drejtoi ekipin Los Blancos. Sezoni 2025/26 po nxjerr në pah një diferencë të qartë në rezultatet e Real Madridit, në varësi të trajnerit në stol. Shifrat flasin vetë dhe nuk […]

Sport

Real Madridi pëson më shumë humbje me trajnerin aktual, Alvaro Arbeloa sesa me paraardhësin Xabi Alonso, i cili kishte statistika shumë më të mira sa drejtoi ekipin Los Blancos.

Sezoni 2025/26 po nxjerr në pah një diferencë të qartë në rezultatet e Real Madridit, në varësi të trajnerit në stol. Shifrat flasin vetë dhe nuk janë në favor të trajnerit aktual.

Me Xabi Alonso në krye, madrilenët regjistruan vetëm 5 humbje në 28 ndeshje, një bilanc që përkthehet në një përqindje humbjesh prej 17.9%. Një ritëm i qëndrueshëm dhe konkurrues në të gjitha frontet.

Në anën tjetër, me Alvaro Arbeloa në stol, Real Madridi ka pësuar 6 humbje në vetëm 19 ndeshje.

Kjo e çon përqindjen e humbjeve në 31.6% – pothuajse dyfish krahasuar me periudhën e Alonsos.

Këto statistika po shtojnë presionin mbi Arbeloan, në një moment kur pritshmëritë te Real Madridi janë gjithmonë maksimale. /Telegrafi/