Nga Prishtina në Pejë, LDK intensifikon takimet me qytetarë

Nacionale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me bartësen e listës së LDK-së, Vjosa Osmani, kanë zhvilluar një takim me të rinjtë në Parkun e Prishtinës. Osmani ka shpërndarë pamje nga takimi përmes një postimi në Facebook, duke theksuar atmosferën dhe entuziazmin e të rinjve. “Plot rini, plot ngjyra, e natyrisht […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me bartësen e listës së LDK-së, Vjosa Osmani, kanë zhvilluar një takim me të rinjtë në Parkun e Prishtinës.

Osmani ka shpërndarë pamje nga takimi përmes një postimi në Facebook, duke theksuar atmosferën dhe entuziazmin e të rinjve.

“Plot rini, plot ngjyra, e natyrisht bashkë me ta edhe plot fitore”, ka shkruar Osmani, teksa ka ndarë fotografi me të rinjtë.

Pas Prishtinës, Abdixhiku dhe Osmani kanë vazhduar takimet edhe në Lugun e Baranit.

“Nga Lugu i Baranit. Kur populli zgjohet, ndryshimi nuk ndalet. Kur njerëzit bëhen bashkë, shpresa bëhet lëvizje. Lidhja është gati!”, ka shkruar Abdixhiku në një postim të tij.