Kupa e Botës 2026 do të jetë edicioni më i madh në histori, me pjesëmarrjen e 48 ekipeve kombëtare, por fatkeqësisht mungojnë Kosova dhe Shqipëria.
Tani, pyetja kryesore mbetet: cilat kombëtare kanë më shumë shanse për të fituar trofeun më prestigjioz në futbollin botëror?
Pas përfundimit të kualifikueseve dhe me vetëm dy muaj deri në startin e turneut në SHBA, Kanada dhe Meksikë, renditen 10 skuadrat më të forta, bazuar në formën dhe cilësinë e lojtarëve.

Senegali ka kaluar një periudhë intensive: arriti finalen dhe fitoren në Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON) dhe regjistroi fitore ndaj Perusë dhe Gambisë. Skuadra e drejtuar nga Sadio Mane hyn në top 10, duke zëvendësuar Norvegjinë dhe Marokun.
Japonia ka pesë fitore radhazi, përfshirë triumfin ndaj Brazilit, edhe pa yllin Takefusa Kubo. Ata tregojnë cilësi në të gjitha repartet dhe konsiderohen kundërshtar i rrezikshëm për ekipet e mëdha evropiane dhe amerikano-jugore.
Pas një periudhe të vështirë në fund të vitit 2024, Gjermania ka rikuperuar me shtatë fitore radhazi. Me lojtarë në formë si Florian Wirtz, Leonardo Karl dhe Deniz Undav, skuadra e Julian Nagelsman po rritet ndjeshëm.
Holanda mundi Norvegjinë edhe pa Frenkie de Jong dhe Memphis Depay. Barazimi 1-1 me Ekuadorin ishte më pak bindës, por me mbrojtje dhe mesfushë solide dhe vetëm një humbje në 14 ndeshjet e fundit, ata mbeten konkurrues.
Skuadra e Carlo Ancelotti është ende në ndërtim. Humbja 2-1 ndaj Francës tregoi disa mangësi, ndërsa fitorja 3-1 ndaj Kroacisë tregon përmirësim. Me lojtarë si Endrik dhe Igor Tiago, pa harruar Rapihnha dhe Vinicius, Brazili mbetet një pretendent serioz.
Anglia zhgënjeu në fillim të vitit 2026 me barazimin ndaj Uruguait dhe humbjen ndaj Japonisë. Përzgjedhësi Thomas Tuchel po eksperimenton me formacionin, pritet përmirësim në ndeshjet vendimtare.
Portugalia barazoi me Meksikën dhe mundi SHBA-në 2-0. Me lojtarë cilësorë dhe potencial të madh, ata mund të mposhtin pothuajse çdo kundërshtar në ditën e tyre më të mirë.
Franca nisi vitin në mënyrë pozitive, duke mundur Brazilin edhe me një lojtar më pak dhe duke fituar ndaj Kolumbisë. Sulmi me Mbappé dhe Dembélé është shumë i fortë, ndërsa mesfusha mbetet paksa e diskutueshme.
Argjentina fitoi 2-1 ndaj Mauritanisë dhe 5-0 ndaj Zambias. Lionel Messi dhe Julián Álvarez shkëlqyen, ndërsa Nicolás Paz konfirmoi potencialin e tij. Kampionët në fuqi duken gati për të mbrojtur titullin.
Spanja nuk e nisi vitin në mënyrë perfekte, me një barazim ndaj Egjiptit, por kishte dominuar Serbinë më parë. Me skuadrën e plotë dhe kampionët e Evropës, Spanja konsiderohet ekipi më i fortë aktualisht.






