Kjo javë pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, me alternime mes vranësirave, intervaleve me diell dhe reshjeve të herëpashershme të shiut.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 19 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes, me një shpejtësi që varion nga 1 deri në 7 metra në sekondë.
Dita e hënë do të sjellë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 19 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 1 deri në 7 metra në sekondë. /Telegrafi/





