Apple ka njoftuar se kur do të mbajë Konferencën Botërore të Zhvilluesve për këtë vit.
E njohur si WWDC, konferenca këtë vit do të mbahet nga 8-12 qershor, online.
Edhe pse do të jetë online, zhvilluesit dhe studentët do të jenë në gjendje të marrin pjesë në WWDC personalisht gjatë një eventi special njëditor që do të mbahet më 8 qershor.

Pjesa më emocionuese është publikimi i pritur i versionit të parë Beta të iOS 27.
Kjo mund të përfshijë debutimin e chatbot-it Siri.
Apple thuhet se do t’i paguajë Google 1 miliard dollarë në vit për të përdorur një model të personalizuar Gemini që do ta shndërrojë Siri-n në “një gjeni”.
WWDC26 do të nxjerrë në pah përditësime të jashtëzakonshme për platformat e Apple, duke përfshirë përparimet në Al dhe softuerë dhe mjete të reja emocionuese për zhvilluesit.
Si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të kompanisë për të mbështetur zhvilluesit, WWDC do të ofrojë gjithashtu akses unik për inxhinierët dhe dizajnerët e Apple, si dhe njohuri mbi mjetet, kornizat dhe veçoritë e reja. /Telegrafi/





