Nëna e Selin i kërkon vajzës të largohet në mënyrë të menjëhershme nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5

Një surprizë e veçantë dhe emocionale u rezervua për banoren Selin në spektaklin e së mërkurës në Big Brother VIP Albania 5. Ajo që e bëri këtë moment edhe më të veçantë ishte vizita e papritur e nënës së saj, Jasmina, e cila erdhi për ta mbështetur ...

Magazina
Reklame

Një surprizë e veçantë dhe emocionale u rezervua për banoren Selin në spektaklin e së mërkurës në Big Brother VIP Albania 5.

Ajo që e bëri këtë moment edhe më të veçantë ishte vizita e papritur e nënës së saj, Jasmina, e cila erdhi për ta mbështetur Selinin, veçanërisht pas përkushtimit të saj në rregullimin e stilit të jetës dhe përgatitjet për finalen që po afronte.

Fillimisht, Selin u emocionua shumë nga kjo vizitë e bukur, vetëm pak javë para finales, por momenti mori një kthesë surprizuese kur Jasmina i kërkoi menjëherë Selinit të largohej nga shtëpia e Big Brother.

Nena e balerinës argumentoi se sharjet dhe ofendimet e vazhdueshme nga dy banorët, Miri dhe Rogerti, gjatë 48 orëve të fundit ishin të papranueshme.

Megjithatë, Selin u rikthye në shtëpi dhe, nga dhoma e rrëfimit, ajo i bëri të qartë publikut dhe produksionit se dëshiron të vazhdojë garën deri në fund, pavarësisht sugjerimeve të nënës së saj për të tërhequr dorë.

Ky moment emocionues i solli publikun pranë ekranit, duke treguar sa shumë përkushtim dhe vendosmëri ka Selin në këtë edicion, edhe përballë presionit dhe kritikave nga të tjerët brenda shtëpisë. /Telegrafi/