Në fillim tha se babai i saj ndodhej në një shtet tjetër të Evropës, pastaj në Afrikën e Jugut – Selin me deklaratë kontradiktore pas akuzave për të atin

Në mbrëmjen e së martës, në spektaklin “Prime” të Big Brother VIP Albania 5, sërish nuk munguan debatet e forta, këtë herë midis Rogerti dhe Selin.

Debati u ndez kur Rogerti deklaroi se e njeh nga afër Selin dhe sipas informacionit që posedon, babai i balerinës ndodhet në burg. Kjo deklaratë e surprizoi Selin, e cila reagoi menjëherë:

“Im atë, për fatin tonë të mirë, është në gjendje shumë të mirë, është në gjendje të lirë. Nuk jeton në Shqipëri, sepse punon në një vend tjetër të Evropës që pak rëndësi ka për ta ndarë ketu”, tha ajo.

– YouTube youtu.be

Por vetëm pak minuta më vonë, pas një debati të zjarrtë me Rogertin, Selin ndryshoi deklaratën e saj, duke thënë me ironi: “Im jeton në Afrikën e Jugut? Punon atje. A do ndonjë informacion tjetër?”

Nuk është e qartë nëse kjo ishte një rrëshkitje nga ana e Selin, apo një shaka ironike për të thelluar debatin mbi vendndodhjen e babait të saj.

– YouTube youtu.be

Përkrah Selin ishte edhe Greta, e cila njëherësh është kunata e saj, dhe e cila u shpreh se e njeh nga afër babain e Selin dhe informacionet e dhëna nga Rogerti janë të pavërteta.

Ky moment i fortë i debatit ka rikthyer sërish tensionin dhe intrigën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe duke u bërë një nga skenat më të komentuar të spektaklit. /Telegrafi/