Në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë sot u zhvillua takimi i rregullt i punës me delegacionin e Misionit të OSBE nga Zyra Rajonale në Bujanoc në përbërje të z. Antonios Balaskas, z. Iljasa Musliu dhe z. Ivica Stamenoviq.
Përpos shkëmbimit mbi situatën e pergjithshme politike dhe te sigurisë ne bisedë u perfshinë edhe temat vijuese:
1. Pasivizimi nga e cila praktike diskriminuese kan pesuar 90% te shqiptarëve të Medvegjës: raportuam mbi ato pak raste te qytetareve qe kan provuar te rikthejne adresen e tyre ne Medvegjë me ç’rast po u nenshtrohen procedurave te pambarim të verifikimit etj që ne praktike kan zgjatur nga disa muaj deri ne disa vite edhe atë shpesh me epilog negativ. Raportuam edhe mbi egzistencën e rasteve te reja te pasivizimit ne komunë.
2. Çështja e punësimit të punonjësve shqiptarë në administraten komunale ku jemi skajshmerisht te nën-përfaqësuar, ku rrjedhimisht ne mbledhjen e fundit te Kuvendit Komunal asambleistet shqiptar nuk e kan votuar Planin Kadrovik për vitin 2026.
3. Çështja e objektit me rendesi historike e shkollës së vjetër “Te Xhamia” për të cilin rast organet komunale gjate tërë vitit të kaluar nuk kan dhënë miratim për ndërhyrje konzervuese.
4. Projekt-rezoluta për Luginën në Kongresin Amerikan HR6411.
5. Vizita e Shefit te Misionit të OSBE në Serbi Ambasadorit Marcel Pesko si dhe Komisionerit të Lartë për Pakica z. Christophe Kamp në Luginë të Preshevës.
6. Çështja e Fondeve të bllokuara të Kosovës dhe Shqipërisë të dedikuara per KKSH dhe çështja e Ministrisë për Pakica ne Serbi. Qëndrimi i perfaqësuesve politik shqiptar mbetet që politika e dirigjuar e ministrit Demo Berisha ështe tërësisht e dëmshme për interesat e komunitetit shqiptar prandaj vet qendrimi i ministrit paraqet pengesen kryesore per bashkepunim eventual.
Këshilli Kombëtar Shqiptar Medvegjë
Arben Ferati
7. Tema tjera relevante.
Arben Ferati, Zyra e KNSH-së në Medvegjë











