“Ndjesë kosovarëve, nuk e kemi marrë seriozisht”, Selin, Edisa e Gimbo nuk dinë vitin e pavaresisë së Kosovës

Banorët e Big Brother VIP Albania u përballën me një sfidë të veçantë brenda shtëpisë, e cila përfshinte një seri pyetjesh të përgjithshme që konsideroheshin të thjeshta dhe që pritej të njiheshin nga shumica e tyre. Qëllimi i sfidës ishte të testont...

Magazina

Banorët e Big Brother VIP Albania u përballën me një sfidë të veçantë brenda shtëpisë, e cila përfshinte një seri pyetjesh të përgjithshme që konsideroheshin të thjeshta dhe që pritej të njiheshin nga shumica e tyre.

Qëllimi i sfidës ishte të testonte njohuritë bazë të banorëve për tema historike dhe kulturore.

Mes pyetjeve që iu drejtuan banorëve ishin edhe disa që lidhen me historinë dhe figurat e njohura shqiptare, si: “Në cilin vit u shpall pavarësia e Kosovës?”, “Si ishte emri i vërtetë i Nënë Terezës?” dhe “Kush e shkroi ‘Lahutën e Malcis’?”

Megjithatë, përgjigjet e disa prej banorëve lanë shumë për të dëshiruar, veçanërisht kur bëhej fjalë për vitin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Disa prej tyre nuk arritën të japin përgjigjen e saktë, duke shkaktuar reagime dhe komente në rrjetet sociale.

Gimbo ishte një nga banorët që nuk arriti ta japë përgjigjen e saktë. Ai fillimisht tha se pavarësia e Kosovës është shpallur në vitin 2007, ndërsa më pas tha 2009.

Edhe Selin u përpoq ta përcaktonte përgjigjen duke thënë se “janë bërë 14 vjet që nga pavarësia”, ndërsa Edisa dha një tjetër përgjigje të pasaktë, duke thënë se pavarësia është shpallur në vitin 2015.

Pas kësaj, Edisa kërkoi falje duke thënë: “Ndjesë kosovarëve, nuk e kemi marrë seriozisht”, duke pranuar se përgjigjja e saj nuk ishte e saktë. /Telegrafi/