Ndarjet në të 30-at janë më të heshtura, por më të rënda – ja pse dhembin më shumë

Pa dramë, pa fajtor dhe me “korrektësi” deri në fund, dhimbja mbetet e paemërtuar – ndërsa humbim edhe versionin e së ardhmes që e kishim ndërtuar në mendje

Nuk ka më grindje dramatike, bllokim numrash dhe skena para miqve. Ndarjet në të tridhjetat shpesh ndodhin në heshtje, pothuajse pa u vënë re. Megjithatë, pikërisht këto ndarje lënë pasoja më të thella dhe më afatgjata.

Ndarjet në të tridhjetat rrallë janë të stuhishme, por janë emocionalisht rraskapitëse. Pa britma, fajësime dhe dramë, lënë gjurmë më të thellë se ato të viteve më të reja.

Jemi rritur dhe jemi më të vetëdijshëm emocionalisht Njerëzit në të tridhjetat sot dinë:

t’i emërtojnë emocionettë flasin pa ngritur zërintë njohin modele toksiketë respektojnë kufijtëInteligjenca emocionale, dikur e rrallë, është bërë standard. Ndarja nuk është më “ti nuk më kupton”, por “drejtimet tona të jetës nuk përputhen”.

Por pikërisht kjo racionalitet e heq “valvulën” e emocioneve.

Kur s’ka fajtor, dhimbja mbetet pa dalje Në vitet më të reja, ndarjet shpesh kishin “të keqin”. Dikush gaboi, dikush lëndoi, dikush u largua. Në të tridhjetat, ndarjet gjithnjë e më shpesh duken kështu:

askush nuk tradhtoiaskush nuk ishte i keqdashuria ekziston, por nuk mjaftonKur s’ka arsye të qartë, truri s’ka kë “ta akuzojë”. Trishtimi mbetet brenda, i paemërtuar, i heshtur, prandaj zgjat më shumë, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Ndarje pa dramë, por me shumë të pathëna Njerëzit me inteligjencë emocionale shpesh përpiqen të jenë “korrektë deri në fund”. Nuk i thonë të gjitha, që të mos e lëndojnë tjetrin. Nuk i nxjerrin pakënaqësitë sepse janë “të vogla” ose “të parëndësishme”.

Por ajo që nuk thuhet nuk zhduket, nuk e mbyll rrëfimin dhe nuk sjell lehtësim.