Ndalohet tre të mitur në Tetovë, kanë bërë raportime të rrejshme për bombë në shkollat e mesme dhe fillore

SPB Tetovë njofton se sot ka ndaluar tre persona nga Tetova për të cilët dyshohen se kanë raportuar rrejshëm për bomba në shkollat fillore dhe të mesme, shkruan Telegrafi Maqedoni. Nga SPB Tetovë thonë se personat janë të mitur dhe se të njëjtit kanë...

Nacionale

SPB Tetovë njofton se sot ka ndaluar tre persona nga Tetova për të cilët dyshohen se kanë raportuar rrejshëm për bomba në shkollat fillore dhe të mesme, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga SPB Tetovë thonë se personat janë të mitur dhe se të njëjtit kanë pranuar fajin. Personat e ndaluar janë nga në fshat nga Komuna e Bërvenicës.

“Lidhur me bombat e rrejshme në shkollat fillore dhe të mesme në rajonin që mbulon SPB Tetovë, kanë arrestuar tre persona nga një fshat i Komunës së Bërvenicës.

Këta persona kanë pranuar se kanë kryer ose janë zbavitur me këto alarmet e rrejshme për bomba dhe janë mbajtur në stacionin policorë në Tetovë për procedura të mëtejshme, bashku me prindërit e tyre sepse bëhet fjalë për të mitur”, tha Fatmir Rexhepi nga SPB Tetovë.

Nga atje u bëjnë thirrje prindërve që të kontrollojnë mjetet digjitale të fëmijëve të tyre, sepse çdo paralajmërim për bomba fëmijët e tyre kryen vepër penale dhe mund të dënohen me burg./Telegrafi/