Ndalja e fondeve për Serbinë, Kearns: BE-ja më në fund po zgjohet

Nacionale

Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar ndaj raportimeve se Bashkimi Evropian po shqyrton shkurtimin e deri në 1.5 miliardë eurove financim për Serbinë, për shkak të shqetësimeve mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit. Në një postim në rrjetin social X, Kearns u shpreh se “Brukseli më në fund po zgjohet” ndaj situatës në Serbi, duke […]

Madhësia e shkronjave

Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar ndaj raportimeve se Bashkimi Evropian po shqyrton shkurtimin e deri në 1.5 miliardë eurove financim për Serbinë, për shkak të shqetësimeve mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Në një postim në rrjetin social X, Kearns u shpreh se “Brukseli më në fund po zgjohet” ndaj situatës në Serbi, duke theksuar se liria e medias dhe shteti ligjor janë në rënie.

“Brukseli më në fund po zgjohet ndaj vdekjes së ngadaltë të lirisë së medias dhe sundimit të ligjit në Serbi”, ka shkruar ajo.

Ajo shtoi se veprimet duhet të kenë pasoja dhe se mbrojtja e lirisë së shtypit duhet të jetë e panegociueshme për vendet që synojnë integrimin evropian.

“Veprimet kanë pasoja, dhe mbrojtja e lirisë së shtypit duhet të jetë e panegociueshme në pragun e Evropës, e lëre më për çdo anëtarësim të ardhshëm”, theksoi Kearns.

Sipas raportimeve, Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e ndërprerjes ose reduktimit të fondeve për Serbinë, duke përmendur shqetësime për zhvillimet demokratike dhe lidhjet e saj të afërta me Rusinë.

Nëse realizohet, kjo do të përbënte një nga goditjet më të mëdha financiare ndaj Beogradit nga Brukseli në vitet e fundit, duke reflektuar rritjen e presionit të Bashkimit Evropian për respektimin e standardeve demokratike./Telegrafi.