Mesfushori i Liverpoolit, Florian Wirtz, ka dërguar një mesazh të fortë për Paris Saint-Germain përpara përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve.
Pavarësisht formës jo të mirë së fundmi, gjermani beson se Liverpool ka potencialin për të surprizuar kampionët e Francës dhe Evropës.
“Është një garë e madhe dhe çdo ndeshje është e veçantë. Ne duam ta shfrytëzojmë maksimalisht dhe të shkojmë sa më larg”, deklaroi Wirtz.

Ai theksoi se përballje të tilla janë motivuese për ekipin, duke mos u fshehur pas formës së dobët që po tregon Liverpooli.
“Është fantastike të luash kundër skuadrave të tilla. Këtë sezon kemi treguar se jemi të fortë në ndeshjet e mëdha të Ligës së Kampionëve”.
“Ne besojmë te vetja jonë, kemi një ekip të mirë dhe trajneri po na përgatit shumë mirë. Ndeshja e kthimit në shtëpi do të jetë një avantazh për ne”, shtoi gjermani.
Ai gjithashtu konfirmoi mbështetjen e plotë të skuadrës për trajnerin Arne Slot, i cili nuk po e kalon periudhën më të mirë në klub.
“Sigurisht që jemi pas trajnerit. Një ekip duhet të ketë besim te ai”, ka thënë Wirtz.
Liverpool vjen në këtë përballje pas një humbjeje të rëndë 4-0 ndaj Manchester City, por Wirtz mbetet optimist se skuadra mund të reagojë në momentet vendimtare. /Telegrafi/





