Teksa Erling Haaland po udhëheq Norvegjinë në Botërorin 2026, vëmendjen e publikut e ka tërhequr edhe motra e tij më e vogël, Gabrielle.
Pas një fotografie familjare të publikuar pas ndeshjes, rrjetet sociale u mbushën me komente për ngjashmërinë e madhe mes saj dhe sulmuesit.
Shumë përdorues e kanë quajtur Gabriellen ‘binjakja’ e Haaland, ndërsa fotografia është shpërndarë gjerësisht në internet.
Interesimi për familjen e futbollistit është rritur, ndonëse anëtarët e saj zakonisht qëndrojnë larg vëmendjes mediatike.
Ndryshe nga Erling, Gabrielle ka zgjedhur një jetë më të qetë dhe punon në sektorin e shëndetësisë.
Ajo shfaqet rrallë në publik, por është parë shpesh duke e mbështetur vëllanë nga tribunat gjatë ndeshjeve të rëndësishme.
Talenti sportiv në familjen Haaland nuk është rastësi.
Nëna e tyre, Gry Marita Braut, ka qenë një nga atletet më të mira të Norvegjisë në disiplinën e shtatgarëshit gjatë viteve 1990 dhe ka fituar titullin kampione kombëtare. /Telegrafi/






