Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ndërkaq reshjet e herëpashershme të shiut do të jenë me intensitet të ulët.
Në zonën e Alpeve, në verilindje – juglindje në lartësinë mbi 1000-1100 metër priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-5 ballë. /Telegrafi/






