“Mos u bëni njerëz të këqij”, këshilla e sinqertë e Keanu Reeves për aktorët e rinj

Aktori kanadez, Keanu Reeves, ka ndarë një këshillë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë për aktorët e rinj gjatë promovimit të filmit të tij të ri “Outcome”. Ai theksoi rëndësinë e respektit në punë, duke u shprehur: “Respektoni njerëzit me të cilët punoni dhe përpiquni të mos jeni njerëz të këqij”, duke shtuar me humor se […]

Magazina

Aktori kanadez, Keanu Reeves, ka ndarë një këshillë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë për aktorët e rinj gjatë promovimit të filmit të tij të ri “Outcome”.

Ai theksoi rëndësinë e respektit në punë, duke u shprehur: “Respektoni njerëzit me të cilët punoni dhe përpiquni të mos jeni njerëz të këqij”, duke shtuar me humor se ndoshta jo gjithmonë do t’ia dalin, por duhet të përpiqen.

Filmi “Outcome” ndjek historinë e një ylli hollivudian që përballet me një skandal dhe përpjekje për shantazh, ndërsa bashkë me miqtë përpiqet të zbulojë të vërtetën.

Në film luajnë edhe aktorë si Jonah Hill, Cameron Diaz dhe Matt Bomer.

Gjatë intervistës, edhe kolegët e Reeves ndanë këshilla për aktorët e rinj, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe ndjekjes së rrugës personale drejt suksesit.

Reeves, i njohur për role në filma të famshëm si “The Matrix”, vazhdon të jetë aktiv në projekte të reja.

Filmi “Outcome” pritet të publikohet në platformën Apple TV më 10 prill. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com