Përzgjedhësi Vincenzo Montella duket se ka vendosur qysh të hënën se kush do të luajë ndaj Kombëtares së Kosovës.
Kosova do ta mirëpresë Turqinë në finalen e play-offit të Botërorit të martën nga ora 20:45, ku fituesi do të shkojë në kompeticionin më madhor për përfaqësuese.

Siç raporton “Joueurs Turcs”, Montella ka vendosur t’i qëndrojë besnik formacionit që e vendosi me Rumaninë, përpos një ndryshim në krahun e djathtë të mbrojtjes – ku Zeki Çelik pritet t’ia zërë vendin Mert Muldur.
Mesfusha do të vazhdojë të jetë e ndërtuar nga emrat si Calhanoglu, që është kthyer nga lëndimi në kohë për sfidën me Kosovën, si dhe treshja Alper, Guler e Yildiz.
Formacioni i mundshëm i Turqisë: Cakir; Kadioglu, Abdulkerim, Akaydin, Çelik; Calhanoglu, Yuksek; Alper, Guler, Yildiz, Akturkoglu.
Ndërkohë, Kosova nuk pritet të bëjë ndonjë ndryshim dhe t’i qëndrojë po ashtu besnik formacionit të njëjtë që e përdori me Sllovakinë./Telegrafi/






