Momenti dramatik kur shoferi përplas me makinë ‘hajdutin’ me hanxhar – në mes të ditës në Angli

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur një shofer “mori ligjin në duart e veta” - duke përplasur Land Rover-in e tij me një 'hajdut' të dyshuar me hanxhar në mes të ditës. Pamjet mahnitëse tregojnë shoferin duke ndaluar një kriminel...

Bota
Reklame

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur një shofer “mori ligjin në duart e veta” – duke përplasur Land Rover-in e tij me një ‘hajdut’ të dyshuar me hanxhar në mes të ditës.

Pamjet mahnitëse tregojnë shoferin duke ndaluar një kriminel të dyshuar në vend, ndërsa ai përpiqet të largohet me një motoçikletë të vjedhur.

Incidenti i çuditshëm, i cili ndodhi të shtunën në Tulse Hill Sainsbury’s në Brixton të Anglisë, u pa nga kalimtarë, përfshirë një vajzë të vogël me prindërit e saj, përcjell Telegrafi.

Policia Metropolitane tha se iu përgjigj raportimeve për një burrë me një hanxhar rreth orës 6:15 të mbrëmjes së së shtunës.

Një zëdhënës shtoi: “Raportet fillestare thanë se një shofer ishte ndalur për t’u përballur me një burrë që besohet se po vidhte një biçikletë. Kur iu afrua, burri dyshohet se e kërcënoi shoferin me një hanxhar”.

“Shoferi më pas thuhet se e goditi burrin ndërsa ai përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë”.

“Policia mbërriti pas tre minutash, por të dy palët ishin larguar tashmë”. /Telegrafi/