Momente të paharrueshme – Gena ‘ndez’ atmosferën në dasmën e Brikenës me Mateon

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë mbrëmjen e djeshme (e hënë) në Big Brother VIP Albania 5. Atyre i është organizuar një dasmë e bukur në shtëpinë e famshme, ku të ftuar kanë qenë disa ish-banorë si dhe opinionistët: Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari. Atmosfera ishte e mrekullueshme, teksa në […]

Magazina

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë mbrëmjen e djeshme (e hënë) në Big Brother VIP Albania 5.

Atyre i është organizuar një dasmë e bukur në shtëpinë e famshme, ku të ftuar kanë qenë disa ish-banorë si dhe opinionistët: Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari.

Atmosfera ishte e mrekullueshme, teksa në fillim për çiftin këndoi Blondi dhe Bubulina këngën “Të dua”, si simbolikë e dashurisë së tyre.

Më pas i ftuar special ishte artisti i mirënjohur, Gena, i cili ndezi të pranishmit dhe krijoi një atmosferë të mahnitshme.

Gena ndërkohë është këngëtari i preferuar i Brikenës dhe bëri kërkesë për të qenë pjesë e ahengut.

Të njëjtit kërcyen dhe patën momente shumë të bukura me njëri-tjetrin, duke mbetur gjithnjë në kujtesë.

Kjo nuk ka dyshim se do të ngelet gjatë në mendje, pavarësisht se si do të jetë marrëdhënia e tyre jashtë. /Telegrafi/