Moment i çuditshëm në “Etihad”: Rayan Cherki kapet duke veshur fanellën e rivalit në stol

Ylli i Manchester Cityt, Rayan Cherki, rrezikoi të zemërojë tifozët pasi shkëmbeu fanellën me sulmuesin e Liverpoolit, Hugo Ekitike, ende pa përfunduar ndeshja e së shtunës në FA Cup – madje duke e veshur atë në stol. Cherki dhe Ekitike – shokë skuadre te kombëtarja e Francës – u zëvendësuan brenda pak minutash nga njëri-tjetri […]

Sport

Ylli i Manchester Cityt, Rayan Cherki, rrezikoi të zemërojë tifozët pasi shkëmbeu fanellën me sulmuesin e Liverpoolit, Hugo Ekitike, ende pa përfunduar ndeshja e së shtunës në FA Cup – madje duke e veshur atë në stol.

Cherki dhe Ekitike – shokë skuadre te kombëtarja e Francës – u zëvendësuan brenda pak minutash nga njëri-tjetri në “Etihad Stadium”, dhe duket se shfrytëzuan momentin për të shkëmbyer fanellat kur kishin mbetur edhe rreth 20 minuta lojë.

Kamerat televizive më pas kapën Cherkin duke veshur fanellën e Ekitikes teksa ishte ulur në stol. Sulmuesi i Cityt më pas kthen kokën nga një zë jashtë kamerës dhe e heq menjëherë fanellën, duke ngritur dorën në shenjë kërkim-falje. Kamera më pas kaloi te Ekitike, i cili qëndronte i palëvizshëm në stolin e Liverpoolit, i veshur me një bluzë të zezë.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë pasoja nga ky incident, por komentatori i TNT Sports, Darren Fletcher, sugjeroi në atë moment:

“Kjo nuk do të pritet aspak mirë nga shumë njerëz”.

Ishte një moment i çuditshëm gjatë një ndeshjeje të jashtëzakonshme në “Etihad”, ku City siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të FA Cup.

Liverpooli u mposht bindshëm 4-0, falë një het-triku të Erling Haaland dhe një goli nga Antoine Semenyo, i asistuar nga Cherki. Mohamed Salah humbi një penallti, e cila u prit nga James Trafford./Telegrafi/