LeBron James (41 vjeç) dhe djali i tij Bronny (21 vjeç) vazhdojnë të shkruajnë faqe të jashtëzakonshme në historinë e NBA. Në fitoren 119:103 të Los Angeles Lakers ndaj Golden State Warriors, familja James vendosi një tjetër rekord unik.
Asistimi i parë zyrtar i një djali për një baba në historinë e ligës më të fortë të basketbollit në botë u regjistrua në ndeshjen e lartpërmendur.
Ky moment historik ndodhi në fund të çerekut të parë. Me 51 sekonda të mbetura në çerekun e parë, Bronny James e lexoi në mënyrë brilante qëllimin e kundërshtarit, e kapi pasimin dhe e fitoi topin.

Ai e drejtoi menjëherë topin drejt të atit, i cili ishte tashmë në një vrap të plotë drejt koshit të Warriors. LeBron kaloi gjysmën e fushës me lehtësi dhe e përfundoi aksionin me një “ngulitje”, duke shkaktuar një shpërthim entuziazmi në stolin e Lakers, por edhe midis tifozëve të basketbollit në tribuna.
Në anën tjetër, LeBron e asistoi Bronnyn në çerekun e tretë kur kishin mbetur edhe rreth një minutë e gjysmë lojë, me djalin që shënoi një trepikësh.
Por, le t’ju kujtojmë se rasti i kundërt ishte regjistruar më parë kur LeBron asistoi Bronnyn për një trepikësh më 28 mars në një ndeshje kundër Brooklyn Nets. Ishte momenti kur u regjistrua asistimi i parë baba-bir në historinë e ligës, dhe tani James është pronari krenar i të dy rekordeve unike.
Ndryshe, LeBron James përfundoi ndeshjen me 26 pikë, 11 asistime dhe 8 kërcime në 32 minuta të kaluara në fushë. Nga ana tjetër, Bronny James shënoi 10 pikë, me 3 asistime dhe 2 topa të vjedhur. /Telegrafi/





