Një debat i tensionuar ka ndodhur mes Mirit dhe Malit gjatë natës në dhomën e gjumit, pasi dritat ishin fikur dhe banorët po përgatiteshin për gjumë.
Gjithçka nisi kur Miri akuzoi Malin se nuk ka pasur një lojë të fortë në shtëpi, duke i thënë: “E ke hapur Big Brother me gruan time”, deklaratë që menjëherë tensionoi situatën mes tyre.

Debati u përshkallëzua më tej, kur Miri i tha: “Gjëja që mbahet mend më së shumti nga ty është gruaja ime”, ndërsa Mali iu përgjigj shkurt: “Shuj”. Kjo e irritoi edhe më shumë Mirin, i cili reagoi: “Shuj ti, ti e përmende gruan time”.
Situata u bë edhe më e nxehtë kur Miri e pyeti drejtpërdrejt: “E do gruan time?”, ndërsa Mali reagoi me të qeshura, duke i thënë: “Qysh thua ‘a e do gruan time?’ a je mirë, a je në terezi?”.
Debati kulmoi kur Miri paralajmëroi: “Po e përmende edhe njëherë martesën time, do të të përmend gjërat e tua personale”, duke lënë të kuptohet se përplasja mes tyre mund të vazhdojë edhe më tej. /Telegrafi/





