Miri me deklaratë të papritur për lidhjen e Selin me Gimbon

Armir Shahini - Miri është përballur në disa pyetje në Big Brother Radio në shtëpinë e famshme. Ai është pyetur edhe për lojën me Selin Bollatin e disa situata brenda këtij formati. Për një bisedë që u bë e madhe për kafen jashtë këtij reality shou, ...

Magazina
Reklame

Armir Shahini – Miri është përballur në disa pyetje në Big Brother Radio në shtëpinë e famshme.

Ai është pyetur edhe për lojën me Selin Bollatin e disa situata brenda këtij formati.

Për një bisedë që u bë e madhe për kafen jashtë këtij reality shou, Rogerti e pyeti Mirin, për thelbin e asaj që ka dashur të thotë.

“Selin ndoshta ka disa pikëpyetje në kokën e saj dhe nuk do t’i sqarojë kurrë, prandaj nuk jep mundësinë për të pasur biseda njerëzore”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Ajo lidhjen me Gimbon nuk e shkëput dot me buton, i duhet kohë për t’u ndarë nga loja apo qëndrimi me të, se ndoshta akoma nuk e ka futur në pjesën e ndjenjës”.

Miri nuk e sqaroi gjithë pjesën, duke lënë të nënkuptohet se ka një prapavijë për këtë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë në vazhdim nëse jashtë shtëpisë do të flasin, apo nuk do të kenë kontakte fare. /Telegrafi/