Në Ditën Botërore të Pyjeve, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Faton Peci, përfaqësues nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, vullnetarë të mjedisit, nxënës dhe qytetarë kanë marrë pjesë në Kodrën e Cërnushës në Mitrovicë ne mbjelljen e mbi 300 fidaneve për rehabilitimin e kësaj zone të dëmtuar nga zjarret pyjore.
Zjarret janë krim ndaj mjedisit dhe së ardhmes sonë, dhe si të tilla nuk do të tolerohen. Aktivitete të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në rigjenerimin e ekosistemit, forcimin e biodiversitetit dhe rritjen e qëndrueshmërisë së pyjeve tona.

Ministrja Pacolli tha se si “Ministri e Mjedisit, do të udhëheqim dhe zgjerojmë iniciativa të tilla në çdo cep të vendit, duke bashkuar institucionet dhe qytetarët për rezultate të qëndrueshme dhe afatgjata që mbrojnë pyjet”.
Atdhetjetërnukkemi
21.03.2026
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor




