Ministria e Shëndetësisë mirëpret auditimin e ZKA-së, garanton furnizim të qëndrueshëm me barna

Nacionale

<div><div><img width="612" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/817192-ministria-e-shendetesise-mirepret-auditimin-e-zka-se-garanton-furnizim-te-qendrueshem-me-barna.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="ministria-e-shendetesise-mirepret-auditimin-e-zka-se,-garanton-furnizim-te-qendrueshem-me-barna" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="612" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/817192-ministria-e-shendetesise-mirepret-auditimin-e-zka-se-garanton-furnizim-te-qendrueshem-me-barna.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="ministria-e-shendetesise-mirepret-auditimin-e-zka-se,-garanton-furnizim-te-qendrueshem-me-barna"></p>Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka mirëpritur auditimin e performancës nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), duke e cilësuar atë si pjesë të mekanizmave standardë të transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm institucional. Sipas njoftimit të Ministrisë, furnizimi në sektorin e Kujdesit Parësor Shëndetësor është në nivele të larta. “Njoftojmë se Kujdesi Parësor</div>

Madhësia e shkronjave

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka mirëpritur auditimin e performancës nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), duke e cilësuar atë si pjesë të mekanizmave standardë të transparencës dhe përmirësimit të vazhdueshëm institucional.
Sipas njoftimit të Ministrisë, furnizimi në sektorin e Kujdesit Parësor Shëndetësor është në nivele të larta.
“Njoftojmë se Kujdesi Parësor Shëndetësor furnizohet me 88% të produkteve medicinale të planifikuara”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Ministria thekson se “Furnizimi me materiale shpenzuese është 92.3%”, ndërsa për barnat esenciale garanton furnizim të plotë dhe pa ndërprerje.
“Furnizimi me insulina, barna antituberkulare, antiretrovirale dhe vaksina është 100% i garantuar, pa ndërprerje”, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Institucioni shpreh gatishmëri të plotë për bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit, duke theksuar rëndësinë e një procesi të bazuar në fakte.
“Ministria e Shëndetësisë mbetet plotësisht e hapur për bashkëpunim me ZKA-në dhe e përkushtuar që çdo vlerësim të bazohet në të dhëna të sakta, të verifikueshme dhe kontekst të plotë, në interes të informimit korrekt të publikut”, thuhet në njoftim.