Ministri pakistanez i Mbrojtjes ka fshirë mesazhin ku e kishte akuzuar rëndë Izraelin

Ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khawaja Asif, ka fshirë një mesazh në rrjetin social X ku e kishte quajtur Izraelin “mallkim për njerëzimin”. Mesazhi i publikuar të enjten shkaktoi zemërim në Izrael, i cili tha se ai vë në dyshim aftësinë e Pakistanit për të ndërmjetësuar mes SHBA-së dhe Iranit, shkruan timesofisrael. Në mesazhin e fshirë […]

Bota

Ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khawaja Asif, ka fshirë një mesazh në rrjetin social X ku e kishte quajtur Izraelin “mallkim për njerëzimin”.

Mesazhi i publikuar të enjten shkaktoi zemërim në Izrael, i cili tha se ai vë në dyshim aftësinë e Pakistanit për të ndërmjetësuar mes SHBA-së dhe Iranit, shkruan timesofisrael.

Në mesazhin e fshirë më vonë, Asif shkroi se ndërsa në Islamabad po zhvillohen bisedime paqeje, në Liban po kryhet gjenocid.

Ai tha se civilët e pafajshëm po vriten nga Izraeli, fillimisht në Gaza, më pas në Iran dhe tani në Liban, duke shtuar se gjakderdhja po vazhdon pa ndalur.

“Shpresoj dhe lutem që njerëzit që krijuan këtë shtet kancerogjen në tokën palestineze të largohen bashkë me hebrenjtë evropianë dhe të digjen në ferr”, ka deklaruar Asif.

Ky mesazh i diskutueshëm vjen në një moment të ndjeshëm, pasi Pakistanit i atribuohen meritat për ndërmjetësimin e një armëpushimi të përkohshëm mes Iranit dhe SHBA-së dhe përgatitjet për raunde të reja bisedimesh paqeje në Islamabad.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, i dënoi deklaratat, duke i quajtur ato shpifje të hapura antisemitike. /Telegrafi/