Miley Cyrus ishte një nga emrat kryesorë në iHeartRadio Music Awards 2026, ku u vlerësua me çmimin “Innovator”.
Gjatë fjalimit, ajo u emocionua teksa reflektoi mbi fillimet e saj si Hannah Montana, roli që e bëri të famshme që në moshë të re.

Artistja, e cila së fundmi shënoi 20-vjetorin e serialit të njohur të Disney Channel, tregoi se ky personazh ka pasur ndikim të madh në rrugëtimin e saj artistik dhe në mënyrën si ka ndërtuar identitetin e saj në skenë, shkruan DailyMail.
“Hannah Montana më frymëzoi shumë në karrierën time… ndonjëherë ‘ti’-ja e rreme mund të zbulojë ‘ti’-në e vërtetë”, u shpreh ajo, duke shtuar se për të inovacioni nuk lidhet me lënien pas të së shkuarës, por me vazhdimin e rrugëtimit për të gjetur veten.
Cyrus theksoi se suksesi i vërtetë për të nuk janë çmimet, por krijimi i muzikës që prek njerëzit, duke e përmbyllur fjalimin me emocione dhe mirënjohje për rrugëtimin e saj. /Telegrafi/





