Mesfushori i Real Madrid, Aurelien Tchouameni, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e kthimit kundër Bayern Munich në Allianz Arena, pasi u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë.
Francezi ndërhyri ndaj Michael Olise pa top, duke ndërprerë një aksion premtues të Bayern Munich, dhe gjyqtari Michael Oliver nuk hezitoi ta ndëshkonte.

Momenti ndodhi në minutën e 36-të të ndeshjes. Kjo është një mungesë e rëndësishme për Real Madridin në përballjen e kthimit në Mynih, sidomos duke pasur parasysh nivelin e kundërshtarit.
Madrilenët kanë disa lojtarë të rrezikuar nga pezullimi, përfshirë emra si Bellingham, Mbappé dhe Vinicius, por Tchouameni ishte i pari që u penalizua.
Fundi i pjesës së parë rezultoi i pafat për Realin: fillimisht kartoni i verdhë për Tchouamenin, e më pas goli i Luis Diaz në minutën e 41-të, që i dha epërsinë Bayernit. /Telegrafi/





