E ardhmja e Marc Casado te Barcelona nuk duket më aq e sigurt sa ishte më parë, me mesfushorin e ri që po konsideron seriozisht një largim nga klubi para afatit kalimtar veror.
Një raport i fundit i publikuar nga AS sugjeron se situata ka evoluar ndjeshëm në javët e fundit.
Ndërsa qëllimi fillestar i Casado ishte të shquhej te Barcelona, realiteti i rolit të tij të reduktuar nën drejtimin e Hansi Flick po e detyron të rishikojë planet.

Si rezultat, lojtari është i hapur ndaj një transferimi drejt Arabisë Saudite. Problemi kryesor qëndron te mbingarkesa e mesfushës së Barcelonës.
Lojtarë si Frenkie De Jong dhe Pedri konsiderohen titullarë të sigurt kur janë të shëndetshëm, duke lënë pak hapësirë për rotacion.
Shtojmë këtu rikthimin e Gavi dhe ngritjen e Marc Bernal dhe rruga drejt titullarit bëhet edhe më e ngushtë.
Tani, një largim potencial jashtë vendit është në tryezë. Arabia Saudite ka dalë si një opsion serioz, jo vetëm për atraktivitetin financiar, por edhe për mundësinë e lojës të rregullt.
Vlen të përmendet se interesi nuk kufizohet vetëm në Lindjen e Mesme, pasi disa klube të Ligës Premier po e ndjekin nga afër situatën e tij, gjë që mund të ofrojë një alternativë më konkurruese sportive nëse vendos të qëndrojë në Evropë.
Nga pikëpamja e statistikave, sezoni i Casado reflekton rolin e tij të pasigurt. Ai ka luajtur 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet, por ka regjistruar vetëm një asistim./Telegrafi/






