Sipas mediave serbe nga Beogradi, një incident i rëndë është raportuar dy ditë më parë në zonën tokësore të sigurisë pranë Kurshumlisë, ku, sipas tyre, persona të përshkruar si shqiptarë dyshohet se kanë qëlluar në drejtim të policisë serbe.
Gazeta serbe Blic raporton se ndaj forcave të policisë serbe janë shkrepur mbi 100 plumba nga armë automatike. Sipas këtij raportimi, ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Parada, ku pjesëtarë të forcave tokësore të sigurisë kishin hasur në pemë të rrëzuara që kishin bllokuar rrugën dhe pamundësuar lëvizjen e tyre.
Mediat serbe pretendojnë se në momentin kur policia është ndalur për shkak të pengesave në rrugë, persona të panjohur kanë hapur zjarr në drejtim të tyre dhe më pas janë larguar nga zona, në drejtim të Kosovës.
Deri më tani, nuk ka konfirmim zyrtar nga institucionet e Kosovës lidhur me këto pretendime, ndërsa raportimet mbeten në kuadër të informatave të publikuara nga mediat serbe.
Linku: https://www.blic.rs/vesti/politika/albanci-pucali-na-srpsku-policiju-ispalili-vise-od-100-metaka-iz-automatskog-oruzja/shppxch











