Artistja me rrënjë nga Kosova, Donna Dafi, po bën jehonë në SHBA.
Mediumi amerikan Daily Music Roll i ka kushtuar një artikull të veçantë këngës së saj më të re “Touch Me Like That”, duke e vendosur në fokus ndërkombëtar.

Kënga cilësohet si një hit me energji të lartë, i përshtatshëm për klube dhe skena të mëdha, ku Donna shfaq vetëbesim dhe kontroll të plotë artistik.
Artikulli thekson stilin e saj të drejtpërdrejtë, refrenin e fuqishëm dhe interpretimin e sigurt që e bëjnë këngën lehtësisht të paharrueshme.
Vëmendje merr edhe videoklipi minimalist, i fokusuar te prezenca dhe kontrolli i artistes në çdo detaj.
Sipas Daily Music Roll, sfondi i saj multikulturor dhe rrugëtimi i gjatë – nga bashkëpunimi me Sabri Fejzullahu deri te labeli Record 17 – dëshmojnë se suksesi i saj është rezultat i punës së vazhdueshme. “Touch Me Like That” shihet si deklarata e një artisteje që po merr skenën ndërkombëtare nën kontroll. /Telegrafi/





